Në kuadër të projektit Erasmus + midis “Universita degli Studi di Perugia” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim stafi, për Semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022, në Perugia, Itali.
Kuotat për këtë thirrje përfshijnë: 2 staf akademik për mësimdhënie dhe 2 staf administrativ për trainim.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e aplikantëve në bashkëpunim me partnerët italianë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV
- Learning Agreement
Afati i fundit për aplikim është: 13 Shkurt 2022
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit në UBT.