Thirrje për aplikime për shkëmbim studentësh midis Universita degli Studi di Perugia dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus +   midis Universita degli Studi di Perugia dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh (2 kuota) për Semestrin e dytë 2022-2023, në Perugia, Itali. Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e vitit të II, III, IV dhe V të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë në faqen zyrtare te Universitet të Peruxhias dhe të përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës. Përparësi do të kenë studentët që zotërojnë gjuhën italiane.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve italianë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:  

  • Vërtetim nga Sekretaria Mësimore
  • Lista e notave
  • CV
  • Letër motivimi

Afati i fundit për aplikim është:  20 Dhjetor 2022

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al 

Thirrje Perugia 2022

Thirrje për aplikim për shkëmbim studentësh në The Silesian University of Technology, Poloni