Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Institutit Politeknik Viana do Kastelo, Portugali shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025, 2 (dy) kuota.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë
të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakultetit të Ekonomisë dhe
Agrobiznesit, Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakultetit të
Mjekësisë Veterinare.
Afati i aplikimit: 15 Prill 2024
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
– Performancë të mirë akademike.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
– Listë notash
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht);
Përparësi në nominim kanë studentët që u përkasin grupeve të disavantazhuara.
Studentët që i përkasin kësaj kategorie kanë përparësi. Studentët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës; studentët me ndihmë financiare; studentët me nevoja të veçanta etj.
Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet elektronikisht
në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al