Thirrje per shkembim studentesh, midis Universita degli Studi di Tuscia në Viterbo, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës


Njoftim

Në kuadër të projektit Erasmus +   “Credit Mobility”, midis Universita degli Studi di Tuscia në Viterbo, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh, për Semestrin e dytë 2022-2023 (Semestri i verës) në Universitetin u Tuscias (UNITUS), Itali. 

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Vitit të Dytë, vitit të Tretë të nivelit të parë të studimeve (Bachelor) si dhe studentë të nivelit të dytë (Master Shkencor) nga FEA, FBM dhe FBU.

Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.  

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e aplikantëve. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:  

  • Vërtetim nga Sekretaria Mësimore
  • Lista e notave
  • CV
  • Letër motivimi

Afati i fundit për aplikim është: 8 Dhjetor 2022

Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al pranë zyrës së Projekteve dhe Kërkimit në UBT.  

Bursa shkëmbimi Erasmus+ në Universitetin e Sofia, Bullgari