Thirrje Portugali

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Institutit Politeknik Viana do Kastelo, Portugali shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për semestrin e dytë, viti akademik 2023-2024.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

 

Kriteret për aplikim:

 

– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

– Performancë të mirë akademike.

 

Afati i aplikimit: 29 Tetor 2023

 

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

 

– Listë notash

– Letër motivimi në gjuhën angleze;

– CV në gjuhën angleze;

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al

Thirrje Portugali 

Thirrje per shkembim studentesh