Thirrje Viterbo

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus + Ka171 midis Univeritetit të Tuscias, Viterbo, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për semestrin e dytë 2023-2024.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentët e nivelit Bachelor të Fakultetit të Shkencave Pyjore.

Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

 

-          Listë notash;

-          Letër motivimi në gjuhën angleze ose italiane;

-          CV në gjuhën angleze ose italiane;

-          Vërtetim studenti


Afati i dërgimit të dokumentacionit është deri më datë 19/12/2023.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al
Thirrje Viterbo 

Thirrje për publikim