Thirrje Wroclaw, Poloni

NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus+ midis Wrocław University of Environmental and Life Sciences dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës , shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për Semestrin e Dytë 2023-2024 (Semestri i Verës), në Wroclaw, Poloni.

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU). Thirrja është e hapur për 4 (katër) kuota për të zhvilluar praktikën profesionale për një periudhë kohore 2 – 3 mujore.

Për t’u njohur më mirë me Universitetin, dhe Fakultetin pritës (Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Ushqimit), studentët mund të vizitojnë lidhjet më poshtë:  

§  Faqja web e Universitetit pritës: www.upwr.edu.pl/en/

§  Faqja web e Fakultetit pritës:https://wbinoz.upwr.edu.pl/en/

Nga ana e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:  

§  Letër motivimi në anglisht

§  Lista e notave  

§  CV në anglisht (Formati Europass)

Afati i fundit për aplikim është data  11 shkurt 2024.

Dokumentacioni i kërkuar do duhet të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe fhoxha@ubt.edu.al, e në CC ksulaj@ubt.edu.al.

Për më shumë informacion na vizitoni pranë zyrës së Projekteve dhe Kërkimit në UBT. 

Thirrje Wroclaw, Poloni 

 

Thirrje Cordova 2024