NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit te Zagrebit, Kroaci shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë të ciklit Master i Shkencave ose Doktoraturës, të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit ose të Mjekësisë Veterinare.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
– Performancë të mirë akademike.
Afati i aplikimit: 13 Maj 2024
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
– Listë notash për studentët Master
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe edodona@ubt.edu.al