NJOFTIM
Nëntor 2023
Në kuadër të projektit Erasmus + midis Univeritetit të Zaragozës në Spanjë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet Thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2023-2024 në Zaragoza, Spanjë.
Në këtë projekt mund të aplikojnë studentë të ciklit të tretë të studimeve, Doktoraturë të Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
Afati i fundit për aplikim është: 23 Nëntor, 2023
Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- CV në gjuhën angleze;
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe suku@ubt.edu.al
Thirrje Zaragoza