Vizitë e stafit akademik nga Universiteti i Molise-s Itali, në kuadër të projektit Erasmus + KA107 International Credit Mobility



Në kuadër të projektit Erasmus + KA107 midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Università degli Studi del Molise, gjatë periudhës 24.06.2019 – 28.06.2019 dhe 01.07.2019 – 05.07.2019, një grup i përbërë nga tetë profesorë të Universitetit të Molise-s vizituan Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). Në këtë kontekst, në kuadër të mobilitetit si staf akademik, ata zhvilluan një cikël seminaresh me tematika të ndryshme. Temat e trajtuara ishin: qumështi i kuajve për konsum human, mikroorganizmat, mjedisi dhe shëndeti, resurset gjenetike lokale dhe vlerësimi i tyre për zhvillimin territorial, mbrojtja e qëndrueshme dhe cilësia e drithërave, cilësia e mishit dhe ruajtja e produkteve të tij etj.

Në këto seminare morën pjesë studentë dhe staf i departamenteve përkatësë në UBT, të cilët kanë në fokus trajtimin e tematikave të tilla.  Me interes rezultoi dhe zhvillimi i kursit dy javor të biostatistikës drejtuar studentëve të masterit shkencor dhe kërkuesëve të UBT-së. Qëllimi i kursit ishte përfitimi i njohurive për përdorimin e veçorive bazë të programit SPSS dhe veçorive interaktive të output-eve për të paraqitur rezultatet dhe përgatitur prezantimin e tyre.

Këto aktivitete të zhvilluara  rezultuan të dobishme jo vetëm për shpërndarjen e informacioneve të fundit rreth fushave me interes, por edhe si pikë takimi e bisedimi ndërmjet stafit akademik të dy universiteteve. Shkëmbimi i ideve dhe eksperiencës do t’i hapë rrugë bashkëpunimeve të mëtejshmë në fushën e mësimdhënies edhe kërkimit shkencor.

Thirrje për aplikim “Universita degli Studi di Perugia”