VENDIM
Nr. 10/1 , Dt 02.05.2024
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të Universitetit Bujqësor të Tiranës referuar Rregullores së Zgjedhjeve, neni 6, pika 2, gërma e dhe neni 9, pika 1, pasi mori në shqyrtim ngritjen e Qëndrave të Votimit pranë Njësive Kryesore si më poshtë:
VENDOSI;
1. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit do të ketë 2 Qendra Votimi (1 pranë KZF-së dhe 1 KQV-së).
2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit do të ketë 2 Qendra Votimi (1 pranë KZF-së dhe 1 KQV-së).
3. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit do të ketë 1 Qendër Votimi (1 pranë KZF-së).
4. Fakulteti i Shkencave Pyjore do të ketë 1 Qendër Votimi (1 pranë KZF-së).
5. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare do të ketë 1 Qendër Votimi (1 pranë KZF-së).