VENDIM
Nr.04, datë 10.05.2024
Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i mbledhur sot me datë 10/05/2024, i cili mbështetur në Ligiin ”Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, kreu V, neni 36; ”Për zhvillimin e proçesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të Iartë”; Rregulloren ”Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT”.
VENDOSI;
1. Hapjen e proëesit të pranimit të aplikimeve për regjistrimin e kandidatëve për kategorinë Drejtues të Njësisë Kryesore dhe Drejtues të Njësisë Bazë në FEA, UBT, gjatë periudhës 13/05/2024 deri 17/05/2024, përgjatë orarit 08:00 — 16:00, pranë zyrës së KZF- së A.111.
2. Vërtetimi përkatës për regjistrimin e kandidatëve për kategorinë Drejtues të Njësisë Kryesore dhe Drejtues të Njësisë Bazë në FEA, UBT do të firmoset nga Kryetari i KZF-së.
3. Shpalljen paraprake të listave të zgjedhësve për kategorinë studentë në ”Këndin Zgjedhor të FEA-s”.
4. Ky
Vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendim Nr.4