Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore _ VENDIM Nr.3

VENDIM

Nr. 3, datë 13.05.2024

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i mbledhur sot më datë 13.05.2024, mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, kreu V, neni 36, “Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”; në Rregulloren ”Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT”, si dhe në Vendimin Nr. 14, datë 02.05.2024 të KIZ të UBT:

VENDOSI:

1. Anëtarët e stafit akademik që kandidojnë për organet drejtuese (Dekan i Njësisë kryesore dhe Përgjegjës i Njësisë Bazë të FSHP), që nuk janë të pranishëm gjatë periudhës së shpallur dhe të publikuar për regjistrimin e kandidatëve, të dorëzojnë dokumentacionin me postë zyrtare drejtuar Universitetit Bujqësor të Tiranës.

2. Kandidatët duhet të tërheqin paraprakisht formatet e miratuara të kërkesës pranë  KZF-së së FSHP-së ose në faqen zyrtare të UBT-së të afishuara nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të UBT-së.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim 3 KZF FSHP 

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit _ VENDIM Nr.4