Thirrje për aplikim në programin e Doktoraturës në “Shkencat Mjedisore” ofruar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit



Duke filluar nga data 25 Janar 2023 deri në 28 Shkurt 2023, fillon afati i pranimit të kërkesave për regjistrim në Programin e Studimeve të Doktoratës në “Shkencat Mjedisore”, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit për vitin akademik 2022-2023. Kohëzgjatja e këtij programi të doktoratës është nga 3 deri në 5 vite.


Qëllimi themelor i programit të doktoraturës në “Shkencat Mjedisore” është thellimi i njohurive shkencore dhe përvetësimi i metodave bashkëkohore të kërkimit shkencor nga kandidatët që vijojnë ciklin e studimeve doktoraturë. Kërkimi shkencor në “Shkencat Mjedisore” do të jetë “përgatitja e ekspertëve në fushën e mjedisit me njohje të thelluara për tema multidisiplinore të lidhura me tokën, ujin, biodiversitetin, mbetjet, etj., të aftë për të zhvilluar analiza duke arritur në përqasje ose përfundime të drejta. 


Programi i Studimeve të Doktoratës në “Shkencat Mjedisore” ka si objektiv: Zhvillimin e kompetencave profesionale në fushën e mjedisit dhe zgjerimin e mundësive për punësim dhe karrierë profesionale.  Përvetësimin e metodologjisë së kërkimit dhe gjykimit profesional në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të mjedisit dhe burimeve natyrore.  Përvetësimin e njohjes dhe/ose aftësive të nevojshme në procesin e kërkimit shkencor si forma më e lartë e ekspertizës në fushën e mjedisit.



  1. Kërkesat për regjistrimin e kandidatëve në programin e Doktoraturës në “Shkencat Mjedisore”

Për të kryer regjistrimin në programin e studimit të doktoraturës në “Shkencat Mjedisore”, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose një diplomë ekuivalente me MSc në Shkencat Mjedisore ose degë të përafërta si psh: Shkenca Bujqësore, Shkencat e Natyrës, Gjeoshkenca, Shkenca Biologjike dhe Kimike të aplikuara etj.

  1. Kandidati duhet të ketë një vlerësim mesatar të përgjithshëm me notë mesatare mbi 8

  1. Të ketë të mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht

  1. Për kandidatët që kanë fituar një diplomë pas përfundimit të një programi studimi të kryer në një nga pesë gjuhët e lartpërmendura, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e kriterit të gjuhës së huaj.

  1. Të ketë dy rekomadime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asocuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit

  1. Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo të shkelje të rregullave kundër plagjaturës, 

  1. Vetëdeklarim i aplikantit se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.



  1. Dokumentat për aplikim


Personat e interesuar për të ndjekur programin e studimit të doktoratës duhet të dorëzojnë në Dekanatin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedsit, nga 25 Janar 2023 deri në 28 Shkurt 2023, dosjen e cila  përmban dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë personale drejtuar njësisë bazë ose kryesore, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë.

  2. Curriculum Vitae.

  3. Kopje të noterizuar të diplomave, të shoqëruara me suplementet e diplomës ose listën e notave me kreditet përkatëse. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

  4. Çertifikatë lindjeje, si dhe fotokopje të kartës së identitetit/pasaportës.

  5. Dy fotografi.

  6. Dy rekomadime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asocuar” ose “Profesor”.

  7. Dëshmi origjinale ose të noterizuar të gjuhës së huaj (njëra nga gjuhët e sipërpërmendura  në kritere, niveli C1). Dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një çertifikatë, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.

  8. Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së.

  9. Një propozim në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor.

  10. Për aplikantët që nuk janë staf akademik i njësive përbërëse të UBT-së, përveç pagesës së tarifës zyrtare, kërkohet konfirmimi/dokumentimi që vërteton përballimin e të gjitha shpenzimeve dhe kostove të studimeve të doktoratës, nëpërmjet depozitimit të projektit shkencor të fituar apo ndonjë kontrate financiare të vlefshme, sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së.

  11. Vërtetim që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UBT-së, ose që kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.

  12. Mandat pagese për tarifën e aplikimit (2000 Lek).

  13. Vetëdeklarim i aplikimit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike.



Dokumentat duhet të dorëzohen tek Zv/Dekani për Shkencën dhe Projektet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit  Dr. Marsela Alikaj

adresa e e-mail-it: malikaj@ubt.edu.al 

Tel: 0692457203


Aplikim për Programin e Doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare