10 programe të tjera studimi në proces akreditimi

Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC) bën me dije se gjatë gjithë periudhës shkurt - mars 2023 u pritën Grupet e Vlerësimit të Jashtëm për akreditimin e 10 programeve të studimit në UBT.

Takimet zhvillohen në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Procesi u zhvillua në një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet fakulteteve dhe Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë.

Përkatësisht bëhet fjalë për programet nga:


I - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Kontabilitet dhe Auditim",

2. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Financë Bankë",

3. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Menaxhim i Turizmit Rural",

4. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Menaxhim Informacioni në Agrobiznes",

5. Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në "Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural",

6. Programi i studimit me karakter profesional 2 (dy) vjeçar në "Menaxhim Sistemesh Informacioni",

7. Programi i studimit me karakter profesional 2 (dy) vjeçar ne "Agroturizëm dhe Mikpritje".

II - Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

1.  Programi i ciklit të dytë Master i Shkencave "Bioteknologji Ushqimore".

2. Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në "Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit".

III - Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

1.  Programi i ciklit të parë Bachelor në "Menaxhimin e Burimeve Natyrore".

Ndryshim Orari Mësimor