Asistencë fushore në disa bletari në qytetin e Elbasani dhe Tiranës, realizuar gjatë muajit Tetor nga pedagoget e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Lumturi Sena dhe Prof. Asoc. Dr. Manjola Kuliçi.
Në vazhdimësi të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, pedagoget asistuan në vlerësimin e kullotave melifere dhe rezervave ushqimore të kolonive të bletëve për dimërim, duke rekomanduar mbajtjen e të dhënave mbi performancën e kolonive, optimizimin e praktikave të bletarisë dhe zbatimin e teknikave të qëndrueshme për përmirësim të vazhdueshëm në cilësi dhe rendiment të mjaltit.
Pedagoget theksuan rëndësinë e sigurimit të rezervave ushqimore dhe kushteve më të mira të ushqyerjes, sidomos gjatë periudhave pa nektar, për përgatitjen dimërore të kolonive.