Ceremonia e fillimit të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin Bujqësor të Tiranës përshëndeti qindra studentë, duke iu uruar atyre një mirëseardhje të ngrohtë në këtë institucion.
Studentë të dashur, UBT ju shpreh angazhimin e plotë për t'ju ofruar dije dhe eksperienca akademike e profesionale në nivelet e standardeve ndërkombëtare.
Ne do jemi gjithnjë krahëhapur për ju dhe mbështetës në rrugëtimin e karrierës suaj pranë këtij Universiteti.
Ky fillim vit akademik, i mbushur me energji optimiste dhe pritshmëri, premton të jetë një periudhë e suksesshme për të gjithë ata që janë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm.
Ju falenderojmë që keni zgjedhur UBT dhe shumë suksese në vitin e ri akademik.