Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës mirëpriti për të dytën herë Shoqatën Europiane të Institucioneve të Arsimit Veterinar (EAEVE), si pjesë e vazhdimit të Strategjisë BOKU-UBT 2030, përfaqësuar nga Presidentja e EAEVE, Prof. Dr. Petra Winter, Drejtori, Prof. Dr. Pierre Lekeux dhe Nënkryetari, Prof. Dr. Gaetano Oliva.
Vizita ka për qëllim transformimin e arsimit veterinar në përputhje me standardet evropiane të cilësisë për të përgatitur veterinerë të ardhshëm të aftë për tregun e punës, forcimin e procesit të akreditimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Objektivat kryesore të vizitës u përqëndruan në:
🔹 Analizën e thelluar të arsimit veterinar, kapaciteteve kërkimore dhe trajnimit praktik,
🔹Inspektimin e nfrastrukturës dhe pajisjeve për të vlerësuar përputhshmërinë me standardet e akreditimit të EAEVE,
🔹 Takimet me studentë, stafin akademik dhe aktorë të jashtëm për të vlerësuar përmbajtjen e kurrikulës dhe nevojat e tregut,
🔹Analizën e mangësive dhe mbështetjen që kërkohet për zhvillimin e strategjisë për përmirësimin e arsimit veterinar, kërkimit dhe trajnimit klinik,
🔹 Rekomandime për akreditimin dhe transformimin afatgjatë të
programit.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit në UBT në përputhje me Strategjinë BOKU-UBT 2030, një iniciativë afatgjatë për të zhvilluar programet akademike, kapacitetet kërkimore, zhvillimin institucional, modernizimin e arsimit dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar të UBT.