Ftohen studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e aplikimit!

NJOFTIM PËR MOBILITET (STUDENTË)

Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Geisenheim, Gjermani. Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim  për studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2024-2025 dhe 2025-2026.

Ftohen studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.

·  Numri maksimal i kuotave për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025  në këtë thirrje është 1 dhe kohëzgjatja e qëndrimit do të jetë 5 muaj.
·   Për semestrin e parë për vitin akademik 2025- 2026 është disponibël 1 kuotë dhe kohëzgjatja e qëndrimit do të jetë 10 muaj.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore e përkthyer në gjuhën angleze;
  3. Kopje e skanuar e pashaportës;
  4. Dëshmi e gjuhës angleze për nivelin B2;
  5. CV në gjuhën angleze;

 PËR VEMENDJE!

·  Programet Master pranë këtij universiteti janë të hapura vetëm për semestrin e dytë të vitit akademik ;
·   Intershipet nuk ofron në këtë universitet;

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina B në Fakultetin Ekonomik, kati I, zyra B103) ose elektronikisht në adresat:

1)     elika@ubt.edu.al

2)     erasmusoffice@ubt.edu.al

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit per vitin akademik 2024-2025 fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (5.11.2024) deri në datë  20 Nëntor 2024.

Afati i aplikimit për vitin akademik 2025-2026  është deri në datë 30 Prill 2025.

Ju urojmë suksese!!! 

Thirrje Geinseihm 

Leksioni i hapur me temë “Building Effective Literature Reviews: Techniques and Tools for Academic Research” në kuadër të Projektit READ.