Hapen aplikimet për të përfituar mbështetje financiare

Hapen aplikimet për të përfituar mbështetje financiare, bursë sa paga minimale, për studentët e regjistruar në vitin akademik 2024-2025, financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Studentët, shtetas shqiptarë të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë në programin e parë të studimit, mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit nëse janë:

- student i shkëlqyer

- student i programeve prioritare

- student fitues i olimpiadave.

Formularin e aplikimit e gjeni në linkun https://akfal.gov.al

Aplikimet dorëzohen pranë AKFAL gjatë periudhës 15 Tetor-15 Dhjetor 2024, në rrugë postare ose fizikisht.


Lëvizje studentësh Erasmus+ nga FBU/UBT drejt Hochschule Hannover - University of Applied Sciences and Arts, Gjermani