Hapet thirrja për studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës për mobilitet të tyre në Itali, në semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025

NJOFTIM PËR HAPJE THIRRJE CALL 2022 KA 171 – ITALI (STUDENTËT)

Në kuadër të programit UniAdrion, CALL 2022 KA 171, hapet thirrja për studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës për mobilitet të tyre në Itali, në semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. Bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërinstitucionale më poshtë gjeni edhe universitetet disponibël për të pranuar studentët nën këtë thirrje:

1)    Universiteti Politeknik i Marche;

2)    Universiteti i Camerino-s;

3)    Universiteti i Ferrarës;

4)    Universiteti i Maceratës;

5)    Universiteti i Mesinës;

6)    Universiteti i Milanos-Bicocca;

7)    Universiteti i Teramos;

8)    Universiteti i Triestes;

9)    Universiteti i Urbinos Carlo Bo;

Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 15, bazuar edhe në marrëveshjet ndërinstitucionale të nënshkruar midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetet e sipërpërmendura. Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;

  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;

  3. Lëtër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;

  4. Kopje e skanuar e pashaportës;

  5. Dëshmi e gjuhës italiane ose angleze;

  6. CV në gjuhën italiane ose angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

1)    agrepcka@ubt.edu.al

2)    agjoni@ubt.edu.al

3)    rkoto@ubt.edu.al

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (12.09.2024) deri në datë 15 Tetor 2024.

Ju urojmë suksese!!! 

Thirrje erasmus 

Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Ekonomik në Katonicë, Poloni, shpallet thirrja për aplikim për 2 mobilitete të studentëve  gjatë semestrit të dytë (2024-2025)