Inovacionet në Diagnostikimin e Rezistencës Antimikrobike: Leksione dhe Aktivitetet Shkencore në UBT

Në kuadër të projektit "Krijimi i qasjeve dhe teknikave të reja për mbikëqyrjen dhe diagnostikimin e rezistencës antimikrobike", drejtuar nga Prof. Dr. Erinda Lika dhe Prof. Asoc. Dr. Edmond Nurellari, gjatë periudhës 17-21 Shkurt 2025, u zhvilluan një sërë aktivitetesh shkencore në UBT.

Si pjesë e projektit të mbështetur nga programi Research Expertise from the Academic Diaspora (READ) dhe financuar nga Albanian-American Development Foundation (AADF), Dr. Edmond Nurellari, Associate Professor nga School of Engineering and Physical Sciences, University of Lincoln, UK, zhvilloi një cikël leksionesh të hapura me tema:

① Mbikëqyrja e Rezistencës Antimikrobike e Mundësuar nga Internet of Things (IoT): Sfidat dhe Mundësitë 

② Inteligjenca Artificiale (AI) në Bujqësi: E Ardhmja e Sektorit Bujqësor

Përveç prezantimit të këtyre tematikave, Dr. Nurellari ndau mendimet dhe kontributin e tij në lidhje me sistemet e komunikimit të bazuara në dronë, përdorimin e aplikacioneve të zgjuara në bujqësi, zgjidhjet inovative bujqësore të asistuara me dronë, monitorimin inteligjent të terrenit bujqësor, etj.

Ky projekt po implementohet për herë të parë në Shqipëri dhe përfaqëson një arritje të rëndësishme për sa i përket zbatimit të teknologjisë në diagnostikimin e rezistencës antimikrobike (AMR), një shqetësim në rritje me potencial për të shkaktuar një krizë të shëndetit publik në të ardhmen.


General Call for Expressions of Interest