Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim me shoqatat e sektorit të bimëve aromatike dhe mjekësore, dhe me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Helvetas, realizuan Konferencë Kombëtare me temë: “Zhvillimi i Teknologjisë dhe Transferimi i Njohurive në Sektorin e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Shqipëri”.
Kjo konferencë shënon një hap të rëndësishëm drejt inovacionit, transferimit të teknologjisë dhe shkëmbimit të njohurive brenda sektorit të BAM në Shqipëri.
Për herë të parë, UBT, në bashkëpunim me sektorin privat, Qendrën Zvicerane të Ekselencës në Bujqësi (Agroscope) dhe RisiAlbania, kanë hartuar Compendium-in e Bimëve Mjekëore dhe Aromatike.
Compendium-i
Kombëtar i Bimëve Mjekësore dhe Aromatike ofron njohuri të rëndësishme mbi
kultivimin e BMA-ve menaxhimin e cilësisë dhe strategjitë e tregut në përmbushje
të standardeve ndërkombëtare, gjurmueshmërisë dhe kultivimit të qëndrueshëm.