Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvilloi mbledhjen speciale të Senatit Akademik dedikuar shpërndarjes së diplomave të titujve akademikë "Profesor" dhe "Profesor i Asociuar".
Krenarë të promovojmë arritjet e stafit tonë dhe kolegëve nga universitetet e tjera që kanë zgjedhur UBT, të cilët falë punës dhe përkushtimit të tyre shumëvjeçar dhe performancës si lektorë e studiues kërkimorë-shkencorë në UBT dhe jasht tij, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të vyer në sektorin e bujqësisë.
Me shumë nderim u dha titulli akademik "Profesor" për Jani Mavromati dhe Fatmira Shehu, dhe titulli "Profesor i Asociuar" për Sonila Çoçoli, Albana Munga, Silvana Mustafaj, Enkeleda Berberi, Irena Boboli, Shpresa Çela, Alma Zisi, Eriona Shtëmbari, Armela Anamali, Ilir Lloha, Jonida Avdulaj, Eugen Skura, Majlinda Kullaj.
Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku vlerësoi kontributin e tyre dhe falenderoi të gjithë ekipin që ka kontribuar në mbarëvajtjen e procesit të promovimit akademik të UBT me në krye Kryetarin e Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik, Prof. Dr. Vath Tabaku.