Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 62 , Statuti i UBT-së të miratuar me Urdhrin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr. 279, datë 28.07.2021, nenit 44, si dhe Rregulloren “Për procedurat e rekrutimit për personelin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ në Universitetin Bujqësor të Tiranës” të miratuar me Vendimin e Senatit Akademik me nr.9, datë 23.02.2023, Kreu V, neni 14, po ju përcjellim kriteret për pedagog/e të ftuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin akademik 2024-2025 si më poshtë vijon:
1. Të jetë diplomuar me studime universitare në të dy nivelet: Bachelor dhe Master i Shkencave ose në Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë - DIND në Republikën e Shqipërisë ose në vende të tjera, ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë MASR).
2. Në rast të zotërimit të gradës Doktor i shkencave ose tituj shkencorë (grada e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohura pranë MASR).
3. Të kenë notë mesatare mbi 8.00, si mesatare për çdo cikël studimi të kryer.
4. Të zotërojë me dëshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht) niveli më i ulët B1.
5. Të mos jetë i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna (vetëdeklarim).
7. Kandidati/ja duhet të jetë i/e punësuar në sektorin publik ose jopublik.
8. Të ketë marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/e të ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2024-2025.
9. Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies akademike.
Personat
e interesuar për tu angazhuar si personel akademik i ftuar pranë Universitetit
Bujqësor të Tiranës, duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2024-2025, ku të përcaktohet qartë moduli, departamenti dhe fakulteti.
2. Fotokopje e mjetit të identifikimit.
3. Curriculumn vitae.
4. Kopje të diplomës universitare dhe të listës së notave përkatëse (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
5. Kopje të noterizuara të dëshmisë së gjuhës së huaj.
6. Vërtetim të qëndrës së punës ku punon.
7. Dëshmi e kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). Për diplomat Master dhe PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
8. Dëshmi e pjesëmarrjes në konferenca, seminare, kongrese, workshop, etj.
9. Dëshmi penaliteti (vetëdeklarim).
10. Kopje e botimeve, artikujve, teksteve, revistave, projekte shkencorë etj.
11. Deklaratë personale që mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur.
Shënim:
* Personat që janë angazhuar për herë të parë pranë UBT-së, si personel akademik i ftuar gjatë viteve akademike 2022-2023 dhe 2023-2024 duhet të plotësojnë vetëm dokumentat e mëposhtme:
- - Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2024-2025, ku të përcaktohet qartë moduli, departamenti dhe fakulteti.
- - Curriculumn vitae e rifreskuar.
- - Miratim me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/e i ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2024-2025.
* Të gjithë aplikantët që aplikojnë për herë të parë për pedagogë të ftuar pranë UBT-së duhet të plotësojnë dosjen personale me të gjitha dokumentet e sipërcituara.
* Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike deri më 15.10.2024.
*Nuk
do të pranohet asnjë dosje aplikanti që nuk plotëson kriteret e përgjithshme.