Laboratori i Shkencave Mjedisore në UBT, është vazhdim i Laboratorit Shkencor të Tokës, i krijuar që në vitin 1960, ku ka dhënë kontributin e tij në studime kombëtare për vlerësimin e cilësisë së tokës dhe ka mbështetur për dekada studentët dhe kërkuesit shkencor në punën e tyre shkencore në nivel universitar dhe pasuniversitar.Aktualisht laboratori i Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës ofron shërbime të analizimit të matricës tokë, ujë, bimë, pleh organik, sedimente, duke përdorur metoda kombëtare dhe ndërkombëtare.Ky laborator është i akredituar sipas standardit ndërkombëtar ISO/IEC 17025:2017 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), si autoriteti publik që vepron si shërbimi kombëtar i procesit të akreditimit në Shqipëri duke plotësuar të gjitha kërkesat e përgjithshme për laboratorët e testimit dhe kalibrimit.Laboratori është i akredituar për kryerjen e analizës së tokës për tregues të tillë si: pH, Lëndë organike (LO), N-total, P-total, K-total, Cr-total, Cu-total, Ni-total, Pb-total dhe Ni-total, si dhe të gjithë metalet e rënda.Po kështu, ky laborator është i akredituar për analizimin e mostrave të ujit natyror dhe ujërave të ndotur për tregues të tillë si: pH, EC, COD, PI, BOD, Alkaliniteti total (CaCO3), Klorure (Cl-), P-total dhe Ortofosfate (P-PO4), N-total, Azot amoniakal (N-NH4), Azot nitratik (N-NO3), Azot nitror (N-NO2) dhe të gjitha metalet e rënda.