Studentët e Departamentit të Matematikës dhe Informatikës në Universitetin Bujqësor të Tiranës morën pjesë në leksionin e hapur të mbajtur nga Z. Fatjon Muça, Senior Network Security Administrator në Fibank dhe anëtar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike në Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Z. Muça ndau me studentët problematikat dhe sfidat e sigurisë kibernetike, duke i lidhur ato me teknologjitë e fundit. Në një kohë kur rreziqet kibernetike janë ndër çështjet më të rëndësishme të shoqërisë, studentët, si specialistë të ardhshëm në këtë fushë, përbëjnë një hallkë kryesore në përballjen dhe adresimin e këtyre sfidave.