Leksion i Hapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua një leksion i hapur në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Shqipëri, i mbajtur nga Z. Giora Tesler, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit Bujqësor pranë MASHAV (Izrael). Z. Tesler është një ekspert me përvojë të gjerë ndërkombëtare në fushën e bujqësisë së avancuar.

 

Leksioni me temë “Monitorimi i Bimëve” u fokusua në rëndësinë e të kuptuarit të shëndetit të bimëve përmes mjeteve bashkëkohore, duke përfshirë:

 - Gjurmimin e rritjes së bimëve,

 - Dallimin e stresit që ato përjetojnë,

 - Përmirësimin e cilësisë së tyre.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të vyer për studentët dhe stafin akademik për të njohur praktikat më të mira bujqësore në nivel global dhe për të thelluar njohuritë e tyre mbi teknologjitë moderne në monitorimin e bimëve.

Leksion i hapur nga Z. Giora Tesler