Mes mijëra librash në bibliotekën e Universitetit Bujqësor të Tiranës u realizua një leksion i hapur për studentët në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, me temë "Sjellja konsumatore dhe devijimet konjitive në zgjedhjet ushqimore: Ndikimi në shëndet dhe qëndrueshmëri”
Leksioni
u shërbeu studentëve për të kuptuar se si perceptimet e shtrembëruara dhe
ndikimet psikologjike formësojnë sjelljen ushqimore, duke çuar në krijimin e
dietave jo të qëndrueshme dhe pasojave shëndetësore afatgjata.