Studentët dhe stafi i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, UBT, morën njohuri të përditësuara dhe të avancuara në lidhje me analizat metagenomics, transcriptomics dhe proteomics përmes leksioneve dhe workshopit të realizuar nga Z. Tristan Russell, PhD, Postdoctoral researcher, Centre for Experimental Pathogen Host Research, University College Dublin, në kuadër të Programit Erasmus me UBT.
Temat e leksioneve ishin të fokusuar në kërcënimet aktuale nga sëmundjet emergjente, ndikimi i ndryshimeve klimatike në paradigmën “Një Shëndet”, metodat e avancuara molekulare dhe avantazhet e tyre në kërkimin shkencor dhe diagnozën e këtyre sëmundjeve.
Përgjatë workshopit u trajtuan koncepte bashkëkohore të
analizave molekulare (bioinformatike, omikset, analizë filogjenetike), ku
studentët u trajnuan për të kryer analizë bioinformatike dhe për të bërë
interpretimin e tyre, duke realizuar ndërtimin e pemës filogjenetike për
agjentë patogjen që prekin kafshët (koronavirusi respirator i gjedhit) dhe
prekin njeriun si shkaktari i COVID-19 (SARSCov2).