Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje bashkëpunimi me Kompania Capital Resources shpk, njohur si Kraco.
Ky partneritet dypalësh vjen në kuadër të zhvillimit institucional, ekonomik dhe transferimit të njohurive përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve nga institucionet e Arsimit të Lartë.
Marrëveshja do t’i ndihmojë studentët për një përgatitje sa më cilësore dhe profesionale, ku teorinë e marrë në auditore do të mund ta vënë në praktikë profesionale pranë kësaj kompanie.
Ajo synon shfrytëzimin sa më të mirë të informacionit, teknologjisë, infrastrukturës funksionale dhe intelektuale të të dy palëve, po ashtu dhe bashkëpunimin për projekte institucionale, kombëtare apo ndërkombëtare me interes.
Përveç të tjerash, palët angazhohen për të bashkëpunuar në fushat e sigurisë ushqimore, riskut mjedisor dhe analizimit laboratorik.