Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Urdhri Profesional i Mjekëve Veterinar të Shqipërisë kanë forcuar bashkëpunimin e tyre institucional përmes nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi në fushën e edukimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional në sektorin e veterinarisë.
Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Presidenti i UPMVSH, Z. Ervin Resuli theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe ofruan mundësinë e shfrytëzimit të burimeve dhe ekspertizës së tyre për të avancuar sektorin e veterinarisë në vend
Të dyja palët përshkruan synimet dhe projektet për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, ku Rektori Sallaku u fokusua në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të mëdha për studentët
dhe profesionistët e fushës, duke kontribuar kështu edhe në zhvillimin e
qëndrueshëm të fushës së veterinarisë dhe garantimin e
mbrojtjes së shëndetit publik.