Mirëpresnim për herë të parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës Presidentin e Republikës së Shqipërisë

Kënaqësi e madhe të mirëpresnim për herë të parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj.

Ndihemi të nderuar dhe të vlerësuar që në ditën më të rëndësishme të mijëra studentëve në mbarë vendin, fillimin e vitit akademik, Presidenti i Republikës zgjodhi universitetin tonë për të shprehur urimin e tij, duke konfirmuar mbështetjen jo vetëm për sistemin arsimor në vend por edhe për zhvillimin e sektorit bujqësor.

Gjatë takimit, Presidenti vuri në dukje rolin kyç që luan universiteti në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e teknologjisë në bujqësi, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Vizita e Presidentit përforcoi lidhjen me UBT dhe autoriteteve të larta shtetërore, duke theksuar nevojën për bashkëpunim në fushën e edukimit dhe zhvillimit të bujqësisë, një sektor kyç për ekonominë e vendit.

Ceremonia e fillimit të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin Bujqësor të Tiranës