Misioni i BOKU vazhdon në ditën e dytë të takimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës duke diskutuar me stafin akademik dhe drejtues mbi implementimin e projektit UBT-BOKU 2030.
Ekipi i BOKU dhe grupet e punës së UBT për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor shkëmbyen ide dhe dakordësuan mendime lidhur me programet që duhen për të mbuluar kompetencat bazë të UBT, mbi bazën e të cilëve më pas do të riorganizohen programet mësimore Bachelor dhe Master.