Kënaqësi të shpërndanim certifikatat e para për pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, staf nga Ministria e Bujqësisë, QTTB, etj, të cilët shprehën vlerësimin e tyre mbi përfitimet nga ky kurs lidhur me njohuritë dhe aftësitë praktike të përdorimit të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe analizën e të dhënave hapësinore.
Përgjatë ditëve të trajnimit u ofruan njohuri mbi:
-Hyrje në GIS: Kuptimi i koncepteve bazë, funksioneve dhe aplikimeve të GIS,
-Llojet e të dhënave hapësinore: Karakteristikat e të dhënave vektoriale dhe raster,
-Teknikat e analizës së të dhënave: Mjetet për vizualizimin, ndërtimin e hartave dhe analizën e të dhënave hapësinore,
-Zbatime praktike: Studime të rasteve të ndryshme dhe ushtrime praktike në QGIS.
Kursi
është në kuadër të aktiviteteve të
projektit GEO-WB6- Ngritja e një Qendre Gjeoinformative për Ballkanin
Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës- realizuar në bashkëpunim me
Institutin Leibniz për Zhvillimin Bujqësor në Ekonomitë në Tranzicion në Halle
(IAMO), Gjermani dhe i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Ushqimit dhe
Bujqësisë (BMEL)- i cili do të pasohet edhe me kurse të tjera trajnimi, shkolla
verore e aktivitete të ndryshme në Qendër për sa kohë të zgjasë projekti.