Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është zhvilluar cikli i leksioneve në kuadër të projektit READ

Në kuadër të projektit READ, financuar nga AADF, në Universitetin Bujqësor të Tiranës është zhvilluar cikli i leksioneve për projektin " Nutrition research synergies: Advancing collaborative efforts for enhanced nutrition and health in Albania".

Projekti organizohet nga pedagoget e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Dr. Vilma Gurazi dhe Dr. Sanije Zejnelhoxha, në bashkëpunim me Diasporen Akademike përfaqësuar nga Dr. Erand Llanaj.

Gjatë këtyre leksioneve studentët e kursit I dhe II Master Shkencor "Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit" të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, u njohën me metodat e vlerësimit nutricional në studimet epidemiologjike.

Laboratori i Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, një aset me vlerë në ndihmë të biznesit dhe komunitetit fermer, studentëve dhe kërkuesve shkencor në vend