Nënshkruhet marrëveshja e re e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania
Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nisma e rradhës që institucionet po ndërmarin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe. Të pranishëm në event ishin përfaqësues nga të dy institucionet dhe drejtues të departamenteve të ndryshme.
Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Z. Alessandro D'Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, të cilët u shprehën të kënaqur për këtë marrëveshje, në formën e mundësive të praktikës së punës, punësimit, leksioneve të hapura dhe konkurseve në një grup bankar lider në Evropë.
Marrëveshja synon:
- Zhvillimin dhe organizimin e iniciativave të orientimit, rekrutimit dhe praktikës në fushat e përbashkëta të bashkëpunimit,
- Aktivizimin e iniciativave mbështetëse të studimeve (bursa, mbështetje për programet e doktoraturës, mbështetje për strukturat universitare),
- Kryerjen e kurseve të trajnimit dhe aktiviteteve të zhvillimit të personelit për Intesa Sanpaolo Bank Albania,
- Kryerjen e projekteve kërkimore dhe iniciativave në lidhje me mbështetjen e inovacionit për UBT-në.
Urojmë që kjo mundësi e re për studentët e interesuar në zhvillimin akademik dhe profesional të sjellë përfitime të shumta për të dyja palët.