Pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Endrit Kullaj dhe Tokli Thomai realizuan një ditë fushore për demonstrimin e metodave jo-destruktive për përcaktimin e afatit optimal për vjeljen e disa kultivarëve të mollës në pemëtoren e Oltjan Shaholli në Voskop.
Në takim morën pjesë prodhues të mollës, specialistë të AREB dhe QTTB Korçë për të cilët u demonstruan matjet e indeksit të klorofilës me DA metër, të ngjyrës me kolorimetër, testi me solucion jodi, përmbatja e sheqernave, fortësia, madhësia dhe pesha.
Këto
matje, të realizuara edhe javë më parë, përdoren për të përllogaritur indeksin
e cilësisë Streif deri në afatin e vjeljes.