Në zbatim të Nenit Nr. 109 “Burimet e financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë” të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në vijim të zbatimit të rregulloreve të UBT-së lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve, Departamenti i Gjuhëve te Huaja, Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit, UBT, ofron kurse të Gjuhëve të Huaja (anglisht & gjermanisht) si dhe kurse përgatitore për mbrojtjen e provimeve ndërkombëtare të gjuhës angleze.
Më konkretisht do të ofrohen:
- Kurse për të gjitha nivelet në gjuhën angleze: Nivelet A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2.
- Kurse përgatitore për provimet ndërkombëtare në gjuhën angleze: IELTS (General & Academic), FCE, APTIS, TOEIC.
- Kurse për gjuhën gjermane (A1, A2 deri B1)
Kurset do të zhvillohen në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit, UBT nga ora 14:30 – 16:00 .
Kurset do të përbëhen nga 8 deri në 10 kursantë për çdo nivel.
Kurset për të gjitha nivelet nisin më dt. 21/03/2021.
Informacion për llojet e kurseve:
Lloji i kursit | Periudha kohore | Numri seancave |
Anglisht A1 A2 B1 B1+ B2 C1 | 4 muaj 4 muaj 4 muaj 4 muaj 4 muaj 4 muaj | 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta |
Gjermanisht A1 A2 B1 | 4 muaj 4 muaj 4 muaj | 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta 32 seanca/90 minuta |
IELTS Ielts Academic Ielts General FCE TOEIC | 3 muaj 3 muaj 3 muaj 3 muaj | 24 seanca/90 minuta 24 seanca/90 minuta 24 seanca/90 minuta 24 seanca/90 minuta |
APTIS | 2 muaj | 16 seanca/ 90 minuta |
Regjistrimet bëhen çdo ditë nga e hëna në të premte pranë zyrës 129, Godina A e Fakultetit të Ekonomisë & Agrobizniesit.
Personi i kontaktit:
Agime Kercuku
Email: akercuku@ubt.edu.al