Në kuadër të marrëveshjes Erasmus +, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Bartin, Turqi, shpallet thirrja për aplikim për 2 mobilitete të studentëve gjatë semestrit të parë (2024-2025).
Ftohen studentët e Fakultetit te Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2.Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
- Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
- Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
- Kopje e skanuar e pashaportës;
- Dëshmi e gjuhes angleze;
- CV ne formatin Europass në gjuhën angleze;
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 10 Tetor 2024.
Ju urojmë suksese!!!
Thirrje mobilitet student Bartin Turqi