NJOFTIM PËR MOBILITET PËR STAF AKADEMIK

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Gelisim, Turqi, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për stafin akademik. 

Ftohen pedagogët nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit të bëhen pjesë e këtij aplikimi. 

    Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 1 (një).

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

CV

Letër motivimi

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:

erasmusoffice@ubt.edu.al

agjoni@ubt.edu.al (koordinatore)


Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (08/04/2025) deri në datë 18/04/2025.


NJOFTIM PËR MOBILITET STUDENTËSH DOKTORATURE DHE STAF AKADEMIK