NJOFTIM PËR MOBILITET STUDENTËSH DOKTORATURE DHE STAF AKADEMIK

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Leon, Spanjë, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për studentët e doktoraturës dhe stafit akademik.

Ftohen të gjithë doktorantët dhe stafi akademik nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit të bëhen pjesë e këtij aplikimi. 

Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është:

1 kuotë student doktorature 

2 kuota staf 

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

CV

Letër motivimi

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:

erasmusoffice@ubt.edu.al

agjoni@ubt.edu.al (koordinatore)

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes 08/04/2025 për stafin akademik dhe 18/04/2025 për studentët e doktoraturës.


Takim Strategjik me Rektoren e Wageningen University & Research për Bashkëpunim Akademik dhe Shkencor