Njoftim për plotësimin e Formularit A1 dhe A1Z

Hapen aplikimet për formularin A1 dhe A1Z

Ju informojmë se për të gjithë aplikantët që dëshirojnë të aplikojnë në programet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sistemi për aplikim do të jetë i hapur për datat 14 dhe 15 Gusht 2023, ora 08:00 -16:00.

Të gjithë studentët që do të regjistrohen në PROGRAMET PRIORITARE NË UBT do të përfitojnë pagesë prej 40 000 lekë/muaj.

Formulari A1 dhe A1Z shërben për maturantet e viteve të kaluara të cilët duan që të aplikojnë për të qënë fitues si studente në vitin akademik 2023-2024, për plotësimin e formularit, aplikuesit duhet të interesohen pranë gjimnazit ku kanë përfunduar studimet ose pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut ku kanë vendbanimin.

Kjo është mundësia e fundit për maturantët dhe ish-maturantët që duan të aplikojnë për në Universitet.

Ju urojmë suksese.

Thirrje për lëvizje ndërkombëtare AI NURECC PLUS