• Program të ciklit të parë të studimeve,
• Program të integruar të studimeve,
• Program të studimeve profesionale
Në zbatim të VKM nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjesstudentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë nëprograme studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” e ndryshuar me VKM nr.784, datë 26.12.2018 dhe VKM nr.39, datë 23.01.2019,
1. Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga studentët sipaskritereve që përfitojnë bursë për vitin akademik 2022-2023, do të jetë:
a. Për muajn Tetor – Nëntor nga data 25 Tetor – deri në 30Nëntor 2022, (faza e parë),
b. Për muajin Dhjetor nga data 01 dhjetor – deri në 31 dhjetor2022 (faza e dytë),
c. Nga Janari 2022 e në vazhdimpër vitin akademik2022-2023, datat e dorëzimit të dokumentacionit ngastudentët të jetnë brënda datës 30 të cdo muaji, (faza e trëtëe etj……).
Bursa financiare paguhet nga data e regjistrimit nërastet e aplikimit në fillim të vitit akademik, (faza e parë). Për fazat e tjera, bursa financiare paguhetnga muaji pasardhës, kur studenti ka paraqiturkërkesën dhe përfitojnë vetëm ata student qëplotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë vendimgjatë vitit akademik 2022 – 2023.
1. Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet:
a. Nëpërmjet shërbimit postar në adresën e më poshtë:
Universiteti Bujqesor Tiranë, Fakulteti i Bujqësisë dheMjedisit, Rruga “Pajsi Vodica”, Kodër-Kamëz Tiranë,
b. Ose nga student i interesuar për përfitim burse nëZyrën e finances, Godina e Agronomisë kati i dytë,zyra 208,
2. Studentët duhet të dorëzojnë me dokumentacionin dhe nr. personal të llogarisë bankare, (Banka Raiffeisen),
3. Dokumentacioni të jetë origjinal ose i noterizuar (përveçdokumentacionit të marrë nga e-albania).
4. Studentët e pranuar në vitin e parë akademik, në programet e studimeve profesionale, programet e ciklit të parë tëstudimeve dhe programet e integruara të studimeve nëinstitucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatarevjetore nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) nga sistemi i arsimittë mesëm të lartë, që përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve
• Lista e studentëve të pranuar në vitin e parë akademikdhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare hartohet ngaQëndra e Shërbimeve Arsimore.
• Këta studentë duhet të dërgojnë në zyrat e finances se fakulteteve perkatese vetëm fotokopje të kartës sëidentitëtit dhe nr personal bankar (Banka Raiffeisen).
7.Studentët e regjistruar në programet e studimeveprofesionale, programet e ciklit të parë të studimeve, programete integruara të studimeve në institucionet publike të arsimit tëlartë, në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore tëponderuar nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të vitit paraardhësakademik të përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitiakademik nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentëtduhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet e vitit para ardhësakademik, për të cilin llogaritet nota mesatare vjetore e ponderuar.
• Lista e studentëve për këtë kategori studentësh vjen ngaZyra e Studimit dhe Studentëve të UniversitetitBujqësor Tiranë.
• Këta student duhet të dërgojnë në Zyrën e Financës sëfakultetit vetëm fotokopje të kartës së identitëtit dhe nr personal bankar (Banka Raiffeisen).
Nuk përfitojnë bursë:
a) Studentët që janë duke ndjekur një program të dytëstudimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë tëstudimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer.
b) Studentëve përsërites i ndërpritet mbështetja nga fondetpublike me përjashtim të rasteve madhore.
Kujdes: Ky dokumentacion shërben vetëm për përfitim burse.
Bashkelidhur Formulari për aplikim për bursë dhedokumentacionin që do paraqesin studentët sipas kadegorive
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
FAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT
Nr. ______ rregj. Tiranë, më ____ / ____ / 202__
FORMULAR APLIKIMI PËR PËRFITIM BURSE PËR STUDENTËT QË NDJEKIN:
• Program të ciklit të parë të studimeve,
• Program të integruar të studimeve,
• Program të studimeve profesionale,
1. Emër Mbiemër __________________________________________
2. Atësia _________________________________________________
3. Datëlindja ______________________________________________
4. Nr.ID__________________________________________________
5. Program Studimi/Profili___________________________________
6. Kursi/grupi _____________________________________________
7. Kategoria e përjashtimit nga tarifa ___________________________
8. Nr.telefoni______________________________________________
Unë ______________________________, student në Fakultetin Bujqësisë dhe Mjdisit, paraqes kërkesën për të përfituar bursëpër vitin akademik 2022-2023, pasi plotësoj kushtet e përcaktuara nga Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 39, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 903, datë 21.12.2016”.
Deklaroj se në të dhënat e paraqitura nga ana ime si dhe dokumentacioni shoqërues që provon plotësimin e njërit prej kritereve të renditura në vijim të kërkesës time, të nënvizuara me shenjën X përbri kriterit.
I gjithë dokumentacioni i paraqitur është dokumentacion zyrtar dhe i marrë nga instuticione shtetërore dhe/ose të njohura me ligj.
Jam në dijeni se deklarimet e rreme nga ana ime në këtë kërkesë, si dhe paraqitja e dokumentave të falsifikuara, përveç përgjegjësisë penale, sjellin automatikisht edhe heqjen e së drejtës për të përfituarbursë.
Dokumentat shoqëruese janë origjinale ose kopje të noterizuara.
________________________________________
(Emer Mbiemer Nenshkrimi i kërkuesit)
Kriteret për të përfituar bursë për studentët e Fakultit tëBujqësisë dhe Mjedisit, për vitin akademik 2022-2023, janë si më poshtë:
1. Studentët, familjet e të cilëve trajtohen /përfitojnë Ndihmë Ekonomike;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Vërtetim nga Organet e Qeverisjes Vendore në lidhje me përfitimin e ndihmës ekonomike që përfiton familja e studentit. Vërtetimi i ndihmës ekonomike duhet të jete i protokolluar ku të ketë të shënuar numrin e dosjes dhe të regjistrit. Vërtetimi duhet të jetë me firmë dhe vulë origjinale, ose nga sistemi e-albania.
2. Bashkëshortët, të cilët kanë fëmijë dhe janë të dy student;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Vërtetim studenti për bashkëshorten apo bashkëshortinstudent/e – Dokument original.
3. Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar ngaKomisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Vërtetim lëshuar nga KMCAP(dokument fotokopje e noterizuar),
□ Vërtetim nga organet e Qeverisjes Vendore për përfitimin e pagesës së aftesisë së kufizuar- Dokument origjinal lëshuar nga institucionet përkatëse.
4. Studentët, të cilët i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Vërtetim lëshuar nga KMCAP(dokument fotokopje e noterizuar), për të dy prindërit,
□ Vërtetim nga Organet e Qeverisjes Vendore për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar për të dy prindërit – Dokument origjinal lëshuar nga institucionet përkatëse.
5. Studentët, të cilët i kanë të dy prindërit pensionistë osenjërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Vërtetim nga sigurimet shoqërore për pension pleqërie për prindërit – Dokument origjinal lëshuar nga institucionet përkatëse,
□ Çertifikatë vdekje(në rast se njëri nga prindërit nuk jeton).
6. Studentët, të cilët janë të tretët e lart në radhën e fëmijëve në familje me tre fëmijë a më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Vërtetim studenti për dyfemijët e lindur (vëllezërit dhe motrat) para studentit aplikues.
7. Studentët, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Fotokopje e noterizuar e dokumentit për statusin e jetimit,
□ Çertifikatë vdekje për të dy prindërit.
8. Studentët, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Fotokopje e noterizuar e Vendimit të Gjykatës së formës së prerë.
9. Studentët, të cilët janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Dokument vërtetues lëshuar nga organet përkatëse,për studentët që kanë përfituar statusin ligjor si viktima të trafikut- Dokument origjinal /fotokopje e noterizuar.
10. Studentët, të cilët janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
□ Çertifikatë familjare nga sistemi e-albania e tre muajve tëfundit,
□ Fotokopje e kartës së identitetit të studentit,
□ Çertifikatë vdekje për njërin prind,
□ Vërtetim nga institucionet përkatëse i humbjes së jetës së prindit në krye të detyrës-
□ Dokument origjinal /fotokopje e noterizuar.
Dorëzoi dokumentacioninMori nëdorëzim dokumentacionin
(Emër Mbiemër Nënshkrimi i studentit)(Nënshkrimi i punonjësit të financës)
______________________________________________________________
Datë ___ / ____ / 202__