OFERTE - PUNE

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë "Magazinier" pranë Fermës Didaktike Eksperimentale.

Magazinier - Klasa / VI

Kritere të Veçanta:

Të jetë me arsim të lartë në fushat ekonomik
Të njohë disa programe bazë të kompjuterit.
Të ketë aftësi teknike për të përdorur programet bazë të magazinë
Të ketë aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në ekip duke ndërtuar një raport të drejtë dhe korrekt me kolegët.
Të jetë kompetent, i ndërgjegjshëm dhe i motivuar me një qasje metodologjike pune, i adaptushëm dhe fleksibël me cilësitë për të mësuar praktika të reja.

Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.

Konkursi do të zhvillohet në godinën B të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), Zyra e Projekteve në datën 26.06.2023 në orën 12:00 

Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 22.06.2023.

Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.


Hapet thirrja e I-rë për programin Interreg VI B IPA ADRION 2021-2027