OFERTË - PUNE

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik në kategorinë “Specialist/Bibliotekare” pra në Sektorit të Bibliotekës Shkencore të Universitetit Bujqësor të Tiranes “Mentor Përmeti”.

Specialist - me klasë page IV-3.

Kritere të Veçanta:

·      Të jetë me arsim të lartë në fushën e Shkencave Sociale/Ekonomike;

·      Të ketë eksperiencë pune në administratën publike dhe jo publike;

·   Të njohë disa programe bazë të kompjuterit;

·   Të ketë aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në ekip duke ndërtuar një raport të drejtë dhe korrekt me kolegët dhe studentët;

·    Të jetë kompetent, i ndërgjegjshëm dhe i motivuar me një qasje metodologjike pune, i adaptushëm dhe fleksibël me cilësitë për të mësuar praktika të reja;

·      Të njohë mirë gjuhën e huaj, Anglisht (e vërtetuar me certifikatë);

Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.

Konkursi do të zhvillohet në godinën A, të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në datën 08.11.2024 në orën 12:00.

Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 06.11.2024.

Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.

 OFERTE - PUNE  

Misioni i BOKU vazhdon në ditën e dytë të takimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës