Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, në kategorinë “Drejtor” në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun.
Konkursi do të zhvillohet në godinën B, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike, më 07.02.2025, në orën 12:00.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës, jo më vonë se data 06.02.2025.
Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.