Oferte Pune
Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë "Specialist/Ekonomist" në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Fondeve dhe Investimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Specialist- Kategoria e Pagës me klasë IV-2
Kritere të Veçanta janë:
Të ketë kryer studimet në fushën e Ekonomisë, brenda dhe jashtë vendit.
Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në programet ekonomike.
Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në godinën A të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), më datë 19.02.2025 në orën 12:30.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 18.02.2025.