Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik në kategorinë "Specialist" pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mësimore dhe Studentëve.
Kritere të Veçanta:
- Të jetë me arsim të lartë, preferohet në fushat e ekonomisë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
- Të njohë disa programe bazë të kompjuterit.
- Të ketë aftësi teknike për të përdorur programet e reja të sekretarive mësimore në universitet.
- Të ketë aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në ekip duke ndërtuar një raport të drejtë dhe korrekt me kolegët dhe studentët.
- Të jetë kompetent, i ndërgjegjshëm dhe i motivuar me një qasje metodologjike pune, i adaptushëm dhe fleksibël me cilësitë për të mësuar praktika të reja.
- Të jetë fleksibël me oraret e punës në varësi të ngarkesës së sezoneve të provimeve dhe regjistrimeve të studentëve në UBT.
- Të njohë mirë gjuhën e huaj, Anglisht (e vërtetuar me certifikatë).
Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohet në godinën A të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I, zyra 125), Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në datën 06.03.2025 në orën 12:00.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 05.03.2025.
Kriteret
e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.
OFERTE - PUNE