Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall I (një) vend pune për personel ndihmës akademik në kategorinë “Specialist” niveli IV-a, në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.
I -Specialist-Kategoria IV-a.
Kritere të Veçanta:
- Të ketë përfunduar studimet në fushen e bioteknologjisë molekulare preferohet studime të kryera brenda dhe jashtë vëndit, në nivelin bachelor dhe master shkenor.
- Të ketë eksperiencë pune në profesion, preferohet në laborator.
- Njohuri të gjuhës angleze, e shoqëruar me dëshmi.
Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohen në godinen e Rektoratit te Ri (kati I) në daten 17.11.2022 ne orën 1200
Të interesuarit do të dergojnë dokumentacionin e nevojshem në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 14.11.2022.
Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkengjitura.